Në BE ende nuk ka pajtueshmëri për konkludime për zgjerimin para takimit të nesërm ministror, kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është një nga pengesat kryesore, por jo e vetmja, njofton AIM

Ngjashëm me vitin e kaluar vendet anëtare të BE-së sërish nuk mund t’i harmonizojnë konkludimet në pjesën e zgjerimit. Nëse nuk ka konkludime ky do të ishte viti i dytë me radhë se si BE-ja nuk mund të arrijë pajtueshmëri për këtë politikë. Megjithatë kësaj radhe ka më shumë gjasa kryesimi slloven të shfaqet me konkludime presidenciale dhe emra të vendeve të cilat i mbështesin, në vend të asaj siç ishte vitin e kaluar, fare të mos ketë kurfarë konkludime, brifojnë diplomatët në Bruksel.

Mospajtime ka edhe rreth Turqisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, e jo vetëm rreth Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket kontestit maqedon-bullgar, Sofja në takim javën e kaluar insistoi se Maqedonia e Veriut “nuk i ka përmbushur kriteret për fillim të negociatave”, qëndrim i cili nuk mori mbështetje nga 26 vendet e tjera anëtare, as nga Komisioni evropian.

Opsioni për ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut “mori pak, përkatësisht kurfarë mbështetje”, thotë në diplomat i lartë i BE-së.

Siç merr vesh AIM nga diplomatët e pranishëm në bisedimet në nivel ambasadorësh, Bullgaria ka vërejtje për më shumë formalitete në konkludimet për Maqedoninë e Veriut. Një pikë problematike për Bullgarinë është përdorimi i “emrit të gjatë” – Republika e Maqedonisë së Veriut, në çka insiston Sofja, transmeton Zhurnal.

Projekt konkludimet e kryesimit slloven e përdorin emrin e gjatë të të gjitha vendeve nga zgjerimi në pjesën hyrëse, e më pas në pjesën tjetër të tekstit përdoret emri i shkurtë për të gjitha (Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, etj.). Sofja dëshiron që çdokund të qëndrojë Republika e Maqedonisë së Veriut, që është gjithashtu e papranueshme për shumicën e vendeve anëtare. Pritet kompromis i fundit të jetë përdorimi i emrit të gjatë për të gjitha vendet dhe në tërë tekstin, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, thonë diplomatët.

Kërkesë e madhe e Bullgarisë është të futet sërish fjalia për respektimin e Marrëveshjes për miqësi, si pjesë eksplicite nga procesi i zgjerimit për Maqedoninë e Veriut. Edhe pse marrëveshjet bilaterale çdoherë janë përmendur në këto konkludime, për shumicën e vendeve anëtare të BE-së është e papranueshme kjo të përfshihet si pjesë specifike në negociatat për Maqedoninë e Veriut, sepse është i madh rreziku me atë të krijohet precedent dhe të bilateralizohet i tërë procesi i zgjerimit, që është në kundërshtim me frymën e metodologjisë së re për negociata inkuadruese të BE-së,sqarojnë diplomatët nga Brukseli.

Sofja ka problem edhe me përcaktimin kohor që është përfshirë në projekt konkludimet, Njëherit, kryesimi slloven konsideron se në konkludime duhet të qëndrojë “negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë këtë vit”.

Bisedimet tani po zhvillohen në nivel më të lartë dhe nesër ministrat për çështje evropiane do të bisedojnë për temën, me qëllim të arritje së kompromisit për konkludimet e fundit para Samitit të BE-së, që do të mbahet të enjten dhe të premten.

Nëse sërish nuk ka konkludime dhe kryesimi slloven vendosë të parashtrojë vetëm konkludime të veta me mbështetje të disa vendeve të caktuara, Bullgaria mund të izolohet nëse të gjitha 26 vendet e tjera anëtare të BE-së nënshkruhen në konkludimet e kryesisë.

Bisedimet në linjën Sofje – Shkup – Bruksel vazhdojnë edhe sot dhe nuk përjashtohen projekt konkludime të reja deri në fund të ditës, thonë diplomatët, të cilët në pjesë të madhe nuk humbin tërësisht shpresë për gjetje të zgjidhjes për kompromis në moment të fundit dhe fillim të negociatave me Shkupin dhe Tiranën para 31 dhjetorit.