Nga mesnata shtrenjtohen sërish derivatet e naftës në Maqedoninë. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,89 % në raport me vendimin e datës 19.10.2023.
Nga data 25.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 81,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 84,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 84,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 82,50 (denarë/litër).
Comments are closed for this post.