Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) sot ka publikuar vendimin për ndryshimin e ri të çmimit të derivateve të naftës në Maqedoni.

Sipas KRRE-së, çmimi i dizelit do të rritet për 1 denarë, çmimi i BS-98 do të lirohet për një denar kurse çmimi i BS-95 do të lirohet për gjysmë denari.

Çmimet më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse
të transportit janë:
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 84,00 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 86,00 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 91,00 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 87,50 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 49,768 (denarë/kilogram)