A ndiheni të lodhur, të dobët, keni marrje fryme, dukeni të zbehtë dhe keni rrahje të shpeshta zemre? Mund të vuani nga anemia. Për që ta dini me siguri, ju duhet të shihni mjekun tuaj dhe  të bëni një test të thjeshtë të gjakut për të përcaktuar numrin tuaj të rruazave të kuqe.

Sapo ta dini me siguri nëse vuani nga anemia, mund të filloni të bëni diçka për këtë. Mjeku juaj do t’ju ndihmojë të përcaktoni regjimin më të mirë, por ju mund të bëni disa gjëra për të ndihmuar veten. Kontrolloni 6 mënyrat për të rritur thithjen e hekurit tuaj.

1)     Hithra – është një bimë, e cila karakterizohet nga përmbajtje e hekurit, e pranishme kryesisht në gjethet e saj, duke u konsideruar një bimë anti-anemike. Hithra është në gjendje të stimulojë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, për shkak të përmbajtjes së hekurit dhe vitaminës C. Gjethet e hithrës mund të përdoren për përgatitjen e çajrave, supave, etj.

2)      Lule radhiqe – është konsideruar si një ilaç natyral i dobishëm në rastet e anemisë. Mund të merret si çaj ose ekstrakt bimor, por edhe e freskët, e cila mund të shijohet në sallata. Lule radhiqe është jashtëzakonisht e pasur në kripëra ushqyese, të cilat pastrojnë gjakun dhe shkatërrojnë acidet në gjak.

3)      Lëng portokalli dhe limoni – si dhe të gjitha ushqimet e pasura me vitaminë C, ndihmojnë për të nxitur përthithjen e hekurit. Prandaj do të ishte e përshtatshme përfshirja e kësaj vitamine përmes konsumimit të lëngjeve të freskëta të agrumeve dhe nëpërmjet përdorimit të lëngut të limonit nëpër sallata të perimeve me gjethe të gjelbra.

4)      Vitamina C. Nëse luftoni me anemi, marrja e vitaminës C së bashku me ilaçin tuaj të hekurit rekomandohet nga ËebMD. Vitamina C rrit absorbimin e hekurit, kështu që ju merrni më shumë nga ushqimet dhe ilaçet tuaja.