Ndjesia e fryrjes së barkut, shpesh herë nuk është imagjinatë juaja, por një problem i mirëfilltë shëndetësor. Ngrënia e ushqimeve të caktuara vaktet me shumë kripë apo shqetësimet me zorrët, mund të shkaktojnë prishjen e mikroflorës së aparatit tretës.

Sipas Journal of Clinical Nutrition në Amerikë, një studim i vitit 2018 i kryer nga studiuesit në Kings College London zbuloi se fibrat prebiotike të gjetura në ushqime të caktuara mund të veprojnë si një medikament i vërtetë kur keni probleme me aparatin digjestiv.

Veç kosit që e dinë të gjithë, hudhra është ushqimi tjetër që mund të bëjë mrekulli, kur vjen puna tek fryrja e barkut.

Ja pse: Hudhra është e pasur në inulin, një lloj karbohidrati jo i tretshëm ose “fibër funksionale” që ushqen bakteret e mira në sistemin tuaj të tretjes. Në thelb, ajo vepron si lëndë djegëse për ato baktere që mirëmbajnë funksionet e përgjithshme të zorrëve.

Dhe sipas një hulumtimi nga Food Science and Human Ëellness hudhra në të vërtetë nxit rritjen e baktereve miqësore (bifidobaktereve, veçanërisht) në zorrë dhe parandalon rritjen e baktereve që nxisin problemet në të njëjtën kohë.

Shënim: Hudhra preferohet të konsumohet e pagatuar për të përfituar 100% nga ajo, sepse nxehtësia apo çfarëdolloj gatimi që mund t’i bëhet ul nivelin e mineraleve, antioksidantëve e jo vetëm.