Zyrtar policor të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, dje (18 prill) rreth orës 20 e 15 minuta, në autostradën Tetovë-Gosivar, gjegjësisht në patarinën në Tetovë, kanë ndaluar një veturë të tipit BMW me targa të Gostivarit. Vetura drejtohej  nga 22 vjeçari B. B. nga fshati Çegran i Gostivarit, me bashkudhëtarin 24 vjeçar I. S. nga fshati i njëjtë.

Gjatë kontrollit të veturës është gjetur mar.ihuanë. Të dy personat janë ndaluar nga policia dhe janë mbajtur në stacionin policor në Tetovë deri në zbardhjen e rastit. Pritet që ndaj të ndaluarvë të merren masa shtesë.