Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë kryesisht të lagështa, me mbetje të dëborës në disa vende, transmeton Alsat. Në të gjithë territorin e vendit vërehen reshje të dëborës me intensitet të ndryshuar të shoqëruara me erë veriore. Për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitja e acarit. Në gryka dhe prerje rrugore mund të paraqiten rrëshqitje të dheut.
Që nga ora 00:45 është vendosur ndalesë për automjetet e rënda në rrugën Kërçovë-Ohër, përmes rrugës malore Preseka, ndërsa që nga ora 21:55 e mbrëmjes së djeshme për të njëjtat automjete është vendosur ndalesë edhe në rrugën Resnje-Ohër, përmes rrugës malore Bukovo.
Prej mbrëmjes së djeshme, respektivisht prej orës 19:30, ndalesë për kamionë është vendosur edhe në rrugën Dibër-Strugë dhe anasjelltas.
Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda që nga dita e djeshme ka edhe për rrugët: Manastir-Resnje, përmes rrugës malore Gjvato, për rrugën Makedonski Brod-Prilep, përmes rrugës malore Barbaros. Kamionët nuk mund të qarkullojnë edhe në rrugën Strugë-Qafthanë, ndërsa makinat e thjeshta detyrimisht duhet të kenë pajisje dimërore.
Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ka edhe për rrugën Gostivar-Kërçovë, përmes Strazhës dhe për rrugën Mavrovë-Dibër.
Comments are closed for this post.