Për uniformat blu vjen një shkëlqyeshëm nga zëvendësministri për Punë të Brendshme Nazim Bushi.

Njeriu i dytë i policisë së shtetit tha se sot lëshojmë pagën shtesë për 4.471 të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilët gjatë vitit 2020 kanë realizuar më shumë se 150 orë pune jashtë orarit të punës, gjegjësisht do të paguhet paga shtesë në lartësi prej 27.182 denarëve informon Tetovasot .

Nga buxheti i MPB-së u shpreh Bushi, kemi ndarë 121.530.722 denarë.

Me këtë vendim të punësuarit në MPB tashmë e dinë se angazhimi dhe sakrifica e tyre vlerësohen dhe shpërblehen, diçka që më parë ka qenë mision i pamundur.

Duke vazhduar me motivim të fuqishëm të ndërtojmë kapacitetet e përgjithshme të MPB-së, besoj se gjatë periudhës së ardhshme me energji edhe më të madhe do t’i përkushtohemi vendosjes së standardeve evropiane në polici që të mund të pretendojmë në rezultate edhe më të mira në punë, në dobi për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut deklaroi Bushi .Tetovasot