Ai ka thënë në një intervistë ekskluzive për CNBC-në të martën, se ka investuar kohë më parë në startupin e inteligjencës artificiale, në mënyrë që të del diçka si OpenAI. Ai ka shtuar se OpenAI nuk i ka kushtuar mjaftueshëm rëndësi zhvillimit të sigurt të kësaj platforme, ndërsa tha se AI i përmban rreziqet e saj.
“Unë kam qenë i dobishëm në rekrutimin e shkencëtarëve dhe të inxhinierëve kryesorë, veçanërisht Ilya Sutskever. Aderimi i Ilyas ishte shtylla kryesore që OpenAi të kishte përfundimisht sukses”, ka deklaruar ai.
Shefi i Twitterit ka shtuar në intervistë se duhet pasur parasysh rreziqet e OpenAI.
“Unë vazhdimisht do t’iu bëja thirrje që të jenë të kujdesshëm për rrezikun e AI. Ai me të vërtetë nuk ishte i shqetësuar për natyrën e AI dhe ishte mjaft i ashpër në këtë”, shtoi Musk, duke folur për themeluesin e Google, Larry Page, që ka në mend të bëjë një platformë si ChatGPT.
Comments are closed for this post.