Tre murgesha në një manastr në Kaliforni fitojnë 1 milion dollarë në vit nga shitja e kanabisit.

Ato e kanë nisur biznesin që në 2011-ën,por tashmë kanë klientë në të gjithë vendin.

Motrat e shesin kanabisin për qëllime mjekësore dhe për të kuruar njerëzit që kanë varësi nga droga.

Regjizori britanik Rob Ryan, i cili ka eksploruar nga afër jetesën e murgeshave biznesmene, ka realizuar edhe një dokumentar.

Njëra prej murgeshave, Kate, thotë se me ndihmën e kanabisit kanë kuruar njerëz që ishin të varur nga alkooli, duhani dhe metadoni.

Ajo më parë ka punuar si një ekzekutive e lartë në një kompani fluturimi.

Kate shprehet:

Ne kurojmë njerëz nga varësia e drogës dhe suksesi është 100% i sigurt. Kemi punuar me tetë njerëz që ishin të varur nga alkooli, duhani apo metadoni dhe gjithë u bënë më mirë. Kjo që ne bëjmë është një shkallë më e lartë  suksesi sesa ‘Alcoholics Anonymous’.

Murgeshat gjithashtu përdorin CBD për të trajtuar epilepsinë dhe kancerin. Kate shton se bota tashmë po pranon idenë e kanabsit si ilaç, në vend që të shikojë si një lëndë të rrezikshme.

Ndër të tjera ajo tregoi se qëllimi i tyre është që të zgjerojnë perandorinë medicinale të marijuanës, duke krijuar enklava në çdo qytet dhe krahinë në 20 vitet e ardhshme.