Ish-mbrojtësi i Interit dhe Barcelonës, Francesco Coco, beson se mungesa e Lionel Messit mund t’u vijë në ndihmë katalonasve në ndeshjen kundër Interit, e cila do të zhvillohet të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në fillim të këtij sezoni të ri, ylli argjentinas është përballur me lëndime, të cilat e kanë mbajtur atë jashtë fushës së lojës për shumicën e ndeshjeve. Messi ka luajtur vetëm në tri ndeshje këtë sezon,

Barcelona po shpreson se Messi do të rikuperohet në kohë për këtë mesjavë, veçanërisht pasi që pesë-herë fituesi i Topit të Artë është kthyer në stërvitje.

Megjithatë, Coco ka sugjeruar se skuadra e Ernesto Valverdes mund të jetë më mirë pa 32-vjeçarin, pasi që prezenca e tij do të përforconte përqendrimin e rivalëve – si në Spanjë, ashtu edhe në Evropë.

“Kur një lojtar si Messi mungon, e gjitha skuadra e ëvren këtë. Ka një Barcelonë me Messin dhe një Barcelonë pa Messin, por ndoshta mungesa e tij mund të jetë epërsi për Barcelonën”, ka thënë Coco.

“Unë mund ta sqaroj këtë gjë. Do të ishte më mirë për Interin të përballet me një kampion si ai sepse ata do ta kishin një përqendrim dhe vullnet më të madh për këtë ndeshje”.

“Në anën tjetër, nëse ata e marrin vesh se Messi mund të mos përfshihet në lojë, ata mund të lirohen dhe kjo mund të paraqesë problem”