Nënkryetari dhe ish-deputeti nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri në ‘Facebook’ bëri të ditur se është i infektuar me coronavirus.
“Pavarësisht kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua t’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19”, shkruan Zekiri.
Ai thotë se edhe pse nuk ka asnjë simptoma ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus dhe ju bën apel qytetarëve të kenë kujdes.
“Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdesshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe ti nënshtroheni testimit”, shkruan Zekiri.
Comments are closed for this post.