Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Nga MSh thonë se janë aplikuar gjithsej 1.569.243 doza të vaksinës, 766.521 qytetarë janë rivaksinuar, ndërsa dozën e tretë të vaksinës kanë marrë gjithsej 2.365 qytetarë.

“Dje gjithsej janë vaksinuar 2.919 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 565 qytetarë. Dozën e tretë të vaksinës dje e kanë marrë 1.068 qytetarë.

57% e popullsisë së rritur është vaksinuar me një dozë vaksine.  46% e popullsisë së rritur është vaksinuar me dy doza vaksinash. 38% e popullsisë së përgjithshme ka marrë një dozë vaksine. 35% e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar me dy doza vaksinash. 54% e popullsisë mbi 40 vjeç është vaksinuar me dy doza vaksinash”, njoftojnë nga MSh.

Nga MSh shtojnë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë.