MPJ e Maqedonisë së Veriut u bëri thirrje që të sillen në mënyrë të pjekur dhe dinjitoze pas njoftimeve për hapjen e sotme të shoqatës së re bullgare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia e Veriut, si një vend demokratik në të cilin liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit janë ngritur në nivelin e vlerës themelore të Kushtetutës dhe shtetësisë, do të vazhdojë të mbrojë të drejtën e të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve për të shprehur, ushqyer dhe zhvilluar identiteti etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Nga atje kërkojnë nga të gjitha palët e interesuara që të përmbahen nga përpjekjet për keqpërdorim të të drejtave dhe lirive të tyre, veçanërisht të shmangin përdorimin e provokimeve dhe mohimin e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.
OBRM-PDUKM mbështet protestën e “Të Majtës” të planifikuar për sot në Ohër, kundër hapjes së klubit kulturor bullgar që do të mbajë emrin e “Car Borisit të Tretë”.
Ata bënë thirrje për masivitet, por edhe për vigjilencë.
Partia “E Majtë”, e cila e cila është organizatore, paraqiti një iniciativë në Prokurorinë Publike për ndalimin e hapjes së shoqatës
Comments are closed for this post.