Ministria e Punëve të Jashtme në Republikën e Maqedonisë së Veriut informon se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Malit të Zi dhe të Kosovës, këtë mëngjes kanë organizuar kthimin e 63 shtetasve maqedonas në vendin e tyre. Transporti u realizua me një autobus dhe 19 vetura. Të gjithë shtetasit do të vendosen në karantinë të detyrueshëm, në përputhje me masat mbrojtëse gjatë pandemisë.
Në të njëjtën kohë, me autobus gjatë rrugës për në Mal të Zi, është mundësuar kthimi i 15 qytetarë malazez në vendin e tyre.
Ministria e Jashtme shpreh mirënjohje për autoritetet malazeze dhe kosovare për bashkëpunimin, tranzicionin e qetë dhe solidaritetin./Alsat
Comments are closed for this post.