MPB njofton se sot rreth orës 12:00 me ndërhyrjen e një ekipi negociues nga Njësia Speciale Antiterroriste në Ministrinë e Brendshme, kanë shpëtuar një person i cili ka tentuar të hidhej nga çatia e një ndërtese në rrugën Filipi i Dytë i Maqedonisë (afër qendrës tregtare Mavrovasja).

Nga MPB shtojnë se personi është siguruar dhe është dërguar në stacionin policorë për procedurë të mëtejshme.