55 mijë copë, mjete piroteknike policia i ka sekuestruar në Manastir dhe Shkup, në aksionin për parandalim të shitjes jilegale dhe përdorimit të këtyre mjeteve piroteknike.

Tek personat me inicialet R.E nga Manastri dhe A.M nga Shkupi, janë gjetur më shumë se 52 mijë copë pushkaliqe, mbi 400 copë raketë, dhe mbi 3000 mjete tjera shpërthyese.

Kundër të dy personave është ngritur kallzim penal informojnë nga MPB.