Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje (18.06.2024) ka vazhduar me kontrollet të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 102 gjoba, nga të cilat 14 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, dy gjoba për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, nëntë sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Janë shqiptuar dhe 10 gjoba për mosvënien e rripit të sigurimit, dy sanksione për kalim semafor të kuq…

“Kontrollet e qarkullimit rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.