38-vjeçari nga Shkupi është personi i cili është gjendur i vdekur mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën “Sharpllaninska” në vendbanimin në “Dame Gruev” në Shkup.

Sipas informacioneve zyrtare nga MPB, personi i vdekur ka vozitur veturën “Passat” me targa të Shkupit me çka më vonë u konstatua se është pronë e D.N.

Policia dhe prokurori publik kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat dhe aktivitetet e nevojshme.

Është konfirmuar se personi i vrarë është D.N. (38) nga Shkupi, ndërsa krimi është kryer me armë zjarri. Trupi është dërguar për autopsi.

Për këtë ngjarje një person është arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor.