Ministria për Punë të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se gjatë ditës së djeshme (23/24.07.2020) në të gjithë territorin e vendit janë regjistruar 359 shkelje në lidhje me masën e mbajtjes së maskës.

MPB ju bënë apel qytetarëve që të vazhdojnë me respektimin e masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.