Ministria për Punë të Brendshme informon se sot (20 korrik), Njësia lëvizëse për siguri në Trafik zhvilloi kontrolle të intensifikuara për të sanksionuar shoferët që drejtojnë automjetet më shpejtësi më të madhe se e lejuara, në autostradën Kumanovë-Shkup-Veles.

Nga MPB thonë se me këtë rast janë gjobitur 67 shoferë, prej të cilëve 10 shoferë kanë vozitur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë mbi shpejtësinë e përcaktuar, dhe katër mbi 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e përcaktuar.

“Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.