Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (22.06.2021) në territorin e Komunës së Sarajit në periudhën prej 12:00 deri në 20:00 kanë kryer kontrolle të shtuara, me çrrastë janë sanksionuar 106 vozitës, prej tyre: 18 kanë drejtuar makinën pa patentë shoferi, 22 nuk kanë vënë rripin e sigurisë, 21 kanë përdorur celularin gjatë vozitjes, ndërkohë që janë shqiptuar edhe 12 gjoba për drejtim të makinës së paregjistruar dhe teknikisht të parregullt.