Reperi Mozzik dhe partnerja e tij, Loredana Zefi, janë një ndër çiftet më të komentuara në mediat rozë.

Ata bënë bujë të madhe me lidhjen e tyre pasi asnjëri nuk e pranonte.

Kujtojmë se vetëm para një muaji u bënë prindër për herë të parë, por shumë pak dihet se si ata u lidhënn.

Vetë çifti ka menduar të na e tregojë këtë me ane të këngës së tyre të fundit “Romeo & Juliet”, në rreshtat e së cilës përshkruajnë si u njohën dhe si lindi gjithçka mes tyre.

T’kom drogë, t’kom venë, Me ty u nis gjithcka ni follow n’Instagram.. T’shkrujta, t’shkrujta dhe… s’e lujta. Erdha n’dhomë tone edhe vujta.Për ty jam veç ni gjarpër, ta maroj… Me ty e ndaj ditën, me ty e ndaj natën. Me ty e ndaj kadën, bukën, pjatën”, janë fjalët e Mozzik për partneren, duke treguar se si shumica e çifteve të sotëm, edhe ata janë njohur në Instagram.