Në Shkup sot ka ndodhur një aksident i rëndë ku jetën ka humbur një djalë 28-vjeçar.

Sot rreth orës 13:00 rruga në drejtim të Petrovecit është ndaluar për qarkullimin e komunikacionit, për shkak të një aksidentit të ndodhur. Në aksident kanë marrë pjesë një motoçikletë e cila ka goditur një kamion. Drejtuesi i motorit një 28-vjeçar pas marrjes së lëndimeve të rënda trupore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Nga MPB e kanë konfirmuar fatkeqësinë dhe paralajmëruan se do në mënyrë detaje do të informojnë gjatë ditës.