Moti sot në Maqedoninë e Veriut në më shumë vende do të jetë me reshje të dobëta të borës. Gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 3 deri në 10 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 7 gradë Celsiusë.