Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -1 deri 4 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 12 deri 19 gradë celcius.

Gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të ketë reshje të shiut dhe borës në vendet më të larta malore, si dhe ulje të temperaturave ditore.