Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të shiut. Në vendet më të larta malore do të ketë reshje të borës. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri 5 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 4 deri 10 gradë celcius.

Për nesër meteorologët parashikojnë mot me diell dhe stabil. Në mëngjes do të ketë mjegull nëpër disa lugina, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje të temperaturave.