Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira. Nëpër luginat e vendit do të ketë mjegulla.

Gjatë natës së sotme do të ketë kushte për reshje të shiut. Nga pjesa jugore e vendit do të fryjë një erë e lehtë.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej dy deri më 11 gradë, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin prej 11 deri më 18 gradë celsius.