Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Në orët e pasditës do të ketë kushgte për reshje të shiut në pjesën perëndimore të vendit, si dhe do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 7 deri 17 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 24 deri 30 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, pritet të rriten vranësirat dhe do të ketë kushte për reshje të shiut.