Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri 19 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 26 deri 34 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe kushte për reshje të shiut. Meteorologët gjatë fundjavës parashohin edhe ulje të temperaturave.