Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira, i ftohtë dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në vendet më të larta malore do të ketë reshje të borës. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare veriore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -5 deri -1 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 1 deri 6 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje të shiut.