Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, në pjesën lindore të vendit do të ketë periudha me diell. Gjithashu do të fryjë erë mesatare veriore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -5 deri -1 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 0 deri 6 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta malore do të ketë reshje të borës.