Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë bor. Reshjet do të jenë me intensitet të dobët, ndërsa nëpër lugina do të paraqitet mjegull.

Temperaturat e mëngjesit do të jenë prej -5 gradë deri 0 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 1 deri 6 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet që moti jetë me vranësira dhe të vazhdojnë reshjet e shiut dhe borës.