Moti sot në mbarë vendin do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare veriore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 7 deri 16 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 17 deri 25 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës moti pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë.