Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi jugor. Në orët e pasdites do të ketë kushte për shi lokal afatshkurtër dhe bubullima të rralla, veçanërisht në pjesët jugore të vendit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër e deri 13, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri 30 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 11, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 27 gradë Celsius.

Vazhdon periudha e motit të ngrohtë me temperatura mbi mesatare ditore për këtë periudhë të vitit. Të premten dhe të shtunën në disa vende do të ketë vranësira të rritura dhe kushte për të reshura të dobëta lokale të shiut.