Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe kushte për reshje të borës. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi i verilindor.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -5 deri -1 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 0 deri 6 gradë celcius.

Gjatë fundjavës moti pritet të jetë me diell dhe vranësira mesatare, si dhe do të fryjë erë e lehtë veriore.