Tetë qytetarë gjatë ditës së sotme nga mëngjesi kanë kolabuar në vende të hapura në Shkup përshkak temperaturave të larta.

Nga Ndihma e Shpejtë mjekësore thonë se zakonisht ditëve të tjera kanë nga 90-100 thirrje në ditë për ndihmë, ndërsa ditëve të fundit ky numër është rritur nga së paku 110.

Shefi i ndihmës së shpejtë Georgi Karamanovski tha se qytetarët që kolabojnë janë persona të cilët nuk ndjehen mirë përshkak temperaturave të larta dhe persona me sëmundje kronike, me astmë, por ka edhe të tillë me goditje në tru apo në zemër.

“Shumica e qytetarëve nuk i respektojnë propozimet që i japim nëpër media, dhe dalin në këtë mot të nxehtë dhe kolabojnë. Të moshuarit dalin nëpër tregje kur nuk duhet të dalin, ndërsa të rinjtë dalin në mëngjes të pa ngrënë dhe kolabojnë. Por për fat të mirë nuk kemi qytetarë me pasoja të rënda. Zakonisht reagohet në vendngjarje dhe rrallë kush dërgohet në spital”, shtoi Karamanovski.

Ai shtoi se këshillat deri tek qytetarët për të mos dalë në hapësira të hapura në këto temperatura vlejnë ende sidomos rreth orëve 11-17. Qytetarët gjithashtu duhet të konsumojnë sa më tepër ujë apo pije të tjera, të kihet kujdes për ushqimin dhe të mos përdorin majonez./Zhurnal.mk