Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira mesatare dhe me reshje lokale shiu dhe dukshëm më i freskët në veri dhe perëndim. Në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu, erë e fortë dhe bubullima të rralla. Në malet në veriperëndim, do të bjerë borë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 7 gradë Celsiusë, ndërsa ajo maksimale prej 12 deri në 19 gradë Celsiusë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira mesatare, reshje shiu të përkohshëm dhe periudha me diell. Temperatura minimale do të ulet në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 13 gradë celsiusë.