Mot i ndryshueshëm, herë pas here me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima dhe temperaturë deri në 30 gradë, paralajmërojnë sinoptikanët gjatë fundjavës së ardhshme.

Në disa vende nesër do të fryjë erë e fortë jugore. Nën ndikimin e një vale të lagësht nga fundi i ditës, në pjesët perëndimore do të ketë reshje shiu të kohëpakohsme, ndërsa ditën e shtunë do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në disa vende të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Pastaj në ditët në vijim paradite do të jetë me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, njoftojnë nga DPHM.