Në seancën e fundit të këshillit në rend dite ishin programet e
shkollave. Mes tyre ndodhi një propozim provokues dhe i paprecedentë
për arsimin në Llabunishtë. Me një logjikë të paarsyetuar, drejtori i
Shkollës fillore “Murat Llabunishti” me mbështetjen e Komunës së
Strugës sollën programin që Llabunishtës t’i hiqen paralele, një në
gjuhën shqipe dhe një në gjuhën maqedonase. Të habitur nga propozimi,
kërkuam llogari nga drejtori dhe Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz
Merko, se pse ky vendim dhe pse tani?
Nuk na u dha asnjë sqarim që do të na bindte se duhen reduktuar
paralelet. Duhet t’i kujtojmë BDI-së dhe tërë opinionit publik, se në
Llabunishtë dhe në gjithë Strugën hallet e arsimit janë të mëdha.
Llabunishta është vendbanimi me më shumë nxënēs në rajonin tonë.
Prandaj, a nuk meritojnë ata fëmijë të mësojnë në kushte më të mira?!
Në këtë kohë pandemie doni t’i reduktoni paralelet?!
Si ka mundësi që këto katër vite nuk merreni me sakrificat e gjithë
atyre mësimdhënësve që kanë punuar ku me rroga, ku pa rroga, sepse
Ministria e Financave nuk jep pëlqime për vende pune?!
Po si ka mundësi që BDI, duke pasur pushtetin qendror dhe pushtetin
lokal të mos marrë përsipër këto probleme, por të provokojë kaq keq
llabunishtarët, duke i rrezikuar me përjashtim nga puna disa
mësimdhënës?!
Pse ky propozim?
Kanë mbaruar paratë se po i harxhoni për fushatë?!
Turp t’ju vijë!
Mos bëni lojëra të tilla me ndjenjat e llabunishtarëve para
zgjedhjeve! Administrata Merko me “kursimin” për arsimin dhe Qeveria
Zaev me ngurimin për hapjen e vendeve të punës, donin të sillnin dje
një vendim kaq absurd sa ne nuk mund ta lejonim dhe nuk do ta lejojmë
të ndodhë.
Grupi i këshilltarëve – Aleanca për Shqiptarët Strugë
Comments are closed for this post.