Lidhja e modeles e këngëtares shqiptare Morena Taraku me iranianin miliarder Sasha Sobhani, bëri bujë në mediat shqiptare muaj më parë.

Por lidhja e dyshes përfundoi shpejt dhe madje pati shumë replika virtuale në mes tyre, ndërsa iraniani dukej se po e vuante ndarjen nga bukuroshja shqiptare.

E meqë u bë publik nga vet Morena lajmi se i ka thënë “PO” dikujt në propozimin për martesë, Sobhani nuk ka ndenjur rehat.

Ai ka publikuar në Instagramin e tij një imazh tejet intim. Ai ishte i shoqëruar nga një vazjë të cilën e ka fotografuar të zhveshur e ndoshta qëllimi i tij ishte të dëshmonte se fakti që ish e dashura i është fejuar, nuk e mundon edhe aq! /Prive.al