Shumë femra, që kanë bërë implant të gjoksit nuk kanë pasur komplikime serioze, mirëpo egzistojë raste ku femrat pas kësaj ndërhyrje kanë përjetuar dhimbje dhe probleme të tjera.
Tani, Administrata e Barnave dhe Ushqimit është mobilizuar për të kryer një studim më të detajuar mbi sigurinë dhe rreziqet e implantit të gjoksit. Ky hulumtim, që do të bëhet do të përfshijë edhe raportime të personave që kanë përjetuar një gjendje të tillë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express
Studimi do të realizohet pasi është raportuar që implantet në gjoks tek disa persona kanë shkaktuar një lloj të tumorit të quajtur- anaplastic lymphoma. Përpos këtyre rasteve është raportuar që implantet në gjoks shkaktojnë një lodhje kronike, probleme kognitive dhe dhimbje të muskujve, të cilat janë përgjigje të sistemit imun.
Për arsye se ende nuk ka evidenca definitive, të cilat sugjerojnë që implantet janë të lidhura direkt me këto simptoma studimet do të vazhdojnë derisa të identifikohen mekanizmat e saktë, që shkaktojnë këtë përgjigje imunologjike.
Kirurgët plastik, të cilët bëjnë këto lloje të ndërhyrjeve thonë se njerëzit duhet të jenë të informuar mbi çdo efekt anësor që kjo ndërhyrje mund të shkaktojë. Jamee Cook- kirurg plastik tha se femrat nuk informohen në mënyrën e duhur përpara se ato t’i nënshtrohen këtij operacioni, dhe disa pacientë nuk kanë asnjë informacion mbi këtë procedurë.
Një paciente nga Dallasi, e cila kishte bërë ndërhyrjen në gjoks disa vite më parë, tregon se si kjo ndërhyrje i kishte shkaktuar shumë probleme me shëndet duke përjetuar migrenë, lodhje kronike, nyja të ënjtura, dhe simptoma të tjera.
Ekspertët thonë se deri në gjetjen e evidencave të sakta për këtë problem, e gjitha çfarë duhet të bëjnë mjekët është të informojnë të gjithë pacientët për çdo lloj problemi dhe efekti anësor, që mund të paraqitet gjatë kësaj procedure.
Comments are closed for this post.