Vllado Misajlovski do të jetë ministër i ri i Mbrojtjes. Ai në këtë pozitë vjen nga deputeti në Kuvend, por edhe nga ultësia nënkryetare në VMRO-DPMNE.

Misajlovski shënoi fitore bindëse në njësinë e dytë zgjedhore në zgjedhjet e fundit, ku u përball me ministrin shumëvjeçar të Punëve të Brendshme, i cili në garën zgjedhore u tejkalua nga Misajlovski.

Ka kryer studimet master në Fakultetin e Shkencave Sociale në Departamentin e Diplomacisë dhe Politikës Ndërkombëtare. Vlado e nisi në Parlament, në zyrën e kryetarit të këtij institucioni, ku mori detyrën e parë si bashkëpunëtor i ri për politikën ndërkombëtare.

Në një kohë të shkurtër u bë Këshilltar për Politikë Ndërkombëtare në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit. Ai ka qenë edhe shef i departamentit për mbështetje të kryetarit të Komunës Qendër, ndërsa ka notuar në ujërat diplomatike si sekretar shtetëror në MPJ. Nga ky pozicion ai punon në mënyrë aktive për përmbushjen e standardeve të larta të NATO-s dhe bashkëpunon ngushtë me strukturat e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Si deputet është anëtar i Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe kryetar i Komisionit për Transportin dhe Mjedisin. Misajlovski ishte gjithashtu sekretar shtetëror dhe më vonë ministër i transportit në Qeverinë e VMRO-DPMNE-së të Gruevskit.

Më parë ka qenë edhe kryetar i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.

Me ardhjen e Mickoskit në krye të VMRO-DPMNE-së, ai bëhet nënkryetar i saj. Njerëzit që e njohin thonë se është një person i matur dhe i ndershëm, profesionist në kryerjen e angazhimeve të punës. Vlado Misajlovski është familjar, bashkëshort, baba i dy fëmijëve dhe në një nga intervistat e rralla për jetën e tij private thotë se familja e tij është më e rëndësishmja.