Gjenerali amerikan, Wesley Clark, nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Clark fillimisht do të vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes kur do të pritet me nderimet më të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës, njofton Klankosova.tv.
“Ceremonia e pritjes do të mbahet me 7 korrik 2021, ditë e mërkurë, duke filluar në ora 10:00, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. Gjeneral Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së”, thuhet në një përgjigjie të ministrisë për Klankosova.tv.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe gjenerali Clark nesër do të kenë edhe adresim për media.
Comments are closed for this post.