Ministria e Arsimit dhe Shkencës tërësisht e legjitimon të drejtën e protestës së qytetarëve, sepse është e garantuar me kushtetutë. Por, megjithatë, arsyeja se pse përdoret kjo e drejtë, nuk është e arsyeshme. Është absurd që të protestohet kundër digjitalizimit në arsim, nëse kemi parasysh se ky është proces global i cili ndodh në shumë vende të botës, ndërsa Maqedonia e Veriut duhet ta kapë hapin me trendet bashkëkohore dhe t’u afrohet standardeve për cilësi në arsim, të cilat i vendosin shoqëritë e zhvilluara, thonë nga MASH.
Prej atje potencojnë se ndryshime duhet të ketë. Risitë, theksojnë nga Ministria, janë sfidë për të gjithë, por, prej tyre nuk duhet të heqim dorë, por përkundrazi bashkë dhe në mënyrë transparente të vazhdojmë të punojmë në integrimin e tyre në system.
Nga Ministria konsiderojnë se ligji i ri për libra dhe materiale të tjera mësimore dhe didaktike do t’i sjellë praktikat evropiane në shkollat tona, ndërsa përfitimet nga të njëjtat, sipas planit për zbatimin e reformave, në etapa do të jenë të kapshme për nxënësit e klasave të ndryshme gjatë 5-6 viteve të ardhshme. Në ndërkohë, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, deri në miratimin e ligjit secili ka mundësi për pjesëmarrje në përmirësimin e tij përmes sugjerimeve dhe vërejtjeve konkrete, të cilët paralajmërojnë si edhe deri më sot me kujdes të obliguar do t’i shqyrtojnë, duke i marrë parasysh interesin më të mirë të nxënësve.
Sipas Ministrisë, përmes vendosjes së më shumë filtrave përgjatë procedurës për përgatitje dhe miratim të librave, ndërsa njëherësh edhe me përfshirjen e sektorit qytetar në gjithë procesin eliminohen gjasat për paraqitje të përmbajtjeve dhe gabimeve joadekuate nga cilado natyrë. Në libra futen tema nga lamia e multikulturalizmit, tolerancës, respektimi i dallimeve si vlera të cilat duhet t’i posedojë secili qytetar evropian i shoqërisë bashkëkohore. Mundësia për azhurnim të librave çdo vit, nënkupton, se më nuk do të ketë libra me përmbajtje të vjetruara.
Nga MASH bëjnë thirrje që të gjithë që duan të kontribuojnë për avancimin e zgjidhjes ligjore e cila është e kapshme në ueb-faqen e MASH, ta bëjnë këtë përmes disa kanaleve për komunikim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës e cila vazhdon të punojë në mënyrë transparente, të hapur dhe si edhe deri më tani, të gjitha ndryshimet i krijon përmes debatit të gjerë publik dhe procesit gjithëpërfshirës me pjesëmarrje fillimisht të të gjitha palëve të prekura dhe me shumë faktorë shoqërorë.
Nga Ministria përkujtojnë se ndryshimet në lidhje me materialet për mësim janë pjesë e planit më të gjerë për reformë në sistemin arsimor, I përmbajtur nga për punë të Qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i cili është rezultat i analizave gjithëpërfshirëse të cilësisë së sistemit kombëtar arsimor të zbatuara nga organizata ndërkombëtare kredibile si OECD dhe UNICEF.
Ndryshimet, theksojnë nga MASH, janë edhe përgjigje e kërkesave shumëvjeçare të mësimdhënësve dhe të shumë gjeneratave të nxënësve. “Pikërisht për shkak të interesimit të tyre dhe sigurimin e arsimit më cilësor, ndërsa me këtë edhe të së ardhmes më të mire, do të jemi të bashkuar në angazhimet dhe t’iu mundësojmë edhe realizim të plotë të potencialit personal në kufijtë e vendit të tyre”, potencojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Comments are closed for this post.