Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot dhe nesër, së bashku me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme do t’i vizitojnë Hagën dhe selinë e EUROPOL-it në Mbretërinë e Holandës.
Gjatë vizitës së EUROPOL-it, Spasovski do të realizojë takim me drejtoreshën ekzekutive, Katrin De Boll, ndërsa më pas do të marrë pjesë në prezantime nga ana e ekspertëve të Europolit për punën e Qendrave Operative në Europol, si dhe një vizitë në byronë e Republika e Maqedonisë së Veriut në Europol”, njoftojnë nga MPB-ja.
Siç njoftuan, ministri Spasovski të njëjtën ditë do të realizojë takim dypalësh me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm për Menaxhimin e Migracionit Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Sigurisë së Mbretërisë së Holandës, Euke Faber, si dhe do të takohet me konsullin e nderit të Holandës të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Holandës, Beno Friedberg.
Comments are closed for this post.