“34 artistët që ngelën pa punë në Ansamblin shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare, në një afat të shkurtër kohor do të rikthehen në punë pasi të hapet konkursi”.

Kështu tha ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov. Ai shtoi se nga Ministria e Financave kanë marrë mendim pozitiv, ndërsa për ndryshimin e ligjit shton se është në procedurë parlamentare.

“Propozuam ligjin, ndryshimin e ligjit që të zgjidhet ky problem. Ai ligj është në procedurë parlamentare, nuk i përfshin ky ligj këta 34. Unë kam dorëzuar kërkesë deri te ministria e financave, kemi mendim pozitiv, por jo në këtë moment sepse i gjithë institucioni është në pushim kolektiv dhe ne nuk mund të vijmë deri te drejtori. Kërkuam nga Ministria e Kulturës menjëherë t’i kthej pas, ta tërheqin drejtorin nga pushimi kolektiv, të vijë, do të bëjmë revizion për funksionimin e saj, dhe në afatin më të shkurtër kohor do të nënshkruajmë konkurs për ripunësimin e 34 artistëve”, shtoi Lutkov.