Milloshoski: Shtatë anëtare të BE-së kanë qenë kundër negociatave me Maqedoninë

Maqedoni 19.06.2019 / 10:00

Deputeti i OBRM-PDUKM-së në Kuvendin e Maqedonisë Antonio Milloshoski, pas dështimit për marrjen e datës për negociatat me BE-në, ka reaguar në rrjetet sociale.

Ai përmes një postimi në Twitter thotë se shtatë shtete kanë qenë kundër që Bashkimi Evropian të nis negociatat me Maqedoninë e Veriut, ndërsa sipas tij, Greqia ka qenë e përmbajtur,

Deputeti i OBRM-PDUKM-së në Kuvendin e Maqedonisë Antonio Milloshoski, pas dështimit për marrjen e datës për negociatat me BE-në, ka reaguar në rrjetet sociale.

Ai përmes një postimi në Twitter thotë se shtatë shtete kanë qenë kundër që Bashkimi Evropian të nis negociatat me Maqedoninë e Veriut, ndërsa sipas tij, Greqia ka qenë e përmbajtur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të BE-së, shtatë anëtare kanë qenë kundër datës për negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë: Franca, Holanda, Gjermania, Danimarka, Luksemburgu, Belgjika dhe Spanja. 12 anëtare kanë qenë për negociata: Polonia, Hungaria, Sllovakia, Çekia, Italia, Sllovenia, Kroacia, Belgjika, Rumania, Estonia, Letonia, Lituania, ndërsa Greqia dhe shtetet tjera kanë qenë të përmbajtura”, ka shkruar Milloshoski.

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së dje nuk u dakorduan rreth dhënies së datës për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ata ranë në përfundim se më së voni deri në tetor të vendosin për këtë çështje.

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, në konferencë për shtyp pas mbledhjes tha se pakica e vendeve anëtare të BE-së nuk e kanë mbështetur rekomandimin e Komisionit Evropian për nisjen e negociatave.

Ai u shpreh i bindur se në tetor do të ketë vendim për negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.


Comments are closed for this post.

Të fundit