Por kuqezinjtë kanë marrë një goditje të rëndë pasi Ismael Bennacer u dëmtua në ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës në Europa League. 23-vjeçari mori një lëndim vetëm pas 39 minutave lojë dhe më pas u detyrua të zëvendësohet.

“Gjëja më negative nga ndeshja e sotme është humbja e Ismael Bennacer”, u shpreh trajneri i Milanit, Stefano Pioli.

Pa dyshim që përballja mes Interit dhe Milanit pritet të kthejë vëmendjen e të gjithëve pasi dy skuadrat janë në krye të renditjes në Serie A. Interi pozicionohet në vendin e parë kurse Milani e ndjek me një pikë më pak.