Penalltitë kanë qenë vendimtare për Milanin për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Ishte një ndeshje e hapur dhe e ashpër ku Mërgim Vojvoda u lëndua në minutën e 84 për t’u larguar nga fusha derisa Donnarumma i Milanit u ndëshkua me të kuq për protesta nga banka rezervë në minutën e 73-të

Penalltitë kanë vendosur çerekfinalistin në Kupën e Italisë në ndeshjen Milan-Torino.

Në këtë ndeshje është lënduar lojtari i Kombëtares kosovare Mërgim Vojvoda derisa Zlatan Ibrahimovic ka luajtur vetëm në pjesën e parë, ku është zëvendësuar në pjesën e dytë me Calhanoglu.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje përfundoi me rezultat 0-0, ku Milan pati disa mundësi më të mira për shënim por që nuk i shfrytëzuan.

Në pjesën e dytë ndeshja ishte më e acaruar, me Milanin që kërkonte golin por që Torino e mbante më mirë atë.

Sa ishte e acaruar u pa që në minutën e 73-të, portieri Gianluigi Donnarumma u ndëshkua me karton të kuq pasi që bëri disa sjellje jo sportive nga bankina.

Ai u detyrua që të largohet nga loja.

Lojtari i Kombëtares se Kosovës, Mërgim Vojvoda e detyrua që të largohet nga kjo ndeshje për shkak se u lëndua në minutën e 84-të dhe gjendja e tij nuk dukej mirë.

Me gjasë Vojvoda ka lënduar krahun në këtë ndeshje.

Me rezultat të barabartë përfundoi edhe pjesa e dytë dhe të dy skuadrat luajtën edhe dy shtesa nga 15 minuta.

Edhe në shtesa ndeshja ishte e barabartë por Milan arriti që të shënonte një gol në minutën e 114 por që goli i anulua nga VAR.

Nga penalltitë më të sigurt u treguan lojtarët e Milanit derisa portieri i Milanit sonte Tatarusanu mbrojti penalltinë e Rincon.

Pas kësaj fitoreje skuadra e Milan e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Italisë.